Rrebeshe shiu, erëra të forta me mbi 200 kilometra në orë, cikloni Ianos vazhdon të bëjë kërdi në Greqi [Foto]

Rrebeshe shiu, erëra të forta me mbi 200 kilometra në orë, cikloni Ianos vazhdon të bëjë kërdi në Greqi [Foto]

Rrebeshe shiu, stuhi me era të forta, cikloni "Ianos" ka goditur zonat perëndimore të Lamia-s në kufijtë me Komunën e Makrakomi dhe rrugën Lamia - Karpenisi.

Ekipi i zjarrfikësve ka dalë menjëherë për t’i ndihmuar njerëzit që janë bllokuar në rrugë ose në shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve.

Pothuajse të gjitha rrugët që të dërgojnë në Lianokladi janë të bllokuara pasi janë kthyer në lumenj. Banorët e Lianokladit nuk mund t’u besojnë syve të tyre për ngjarjen e sotme të motit të ligë.

Prognozat më të reja tregojnë se ky uragan shumë i rrallë do të mund të ishte më i fuqishmi që ndonjëherë ka goditur këtë rajon.

Priten reshje të mëdha shiu, vërshime dhe erëra të forta që fryjnë me mbi 200 kilometra në orë. Në Greqi është lëshuar alarmi për paralajmërim të rrezikut, kurse banorët janë ftuar të largohen në zona më të sigurta.

Autoritetet greke kanë paralajmëruar që Ianos do të mund të përcillej me erëra dhe reshje shiu që gjatë dy ditëve të ardhshme./Motilokal.com


Image