Mot i ndryshueshëm sot dhe fundjavë në Shqipëri dhe Kosovë

Mot i ndryshueshëm sot dhe fundjavë në Shqipëri dhe Kosovë

Cikloni mesdhetar (Medicane) gradualisht po i afrohet brigjeve perëndimore të Greqisë, i cili pritet të sjellë rrebeshe shiu dhe breshëri si dhe stuhi ere.

Ndërsa vendi ynë do të preket nga periferia e aktivitetit të këtij cikloni, duke sjell mbi vendin tonë në orët e pasdites reshje shiu dhe era me shpejtësi deri në 25 m/s kryesisht në jug të vendit.

Sipas parashikimit të Motilokal.com dita e premte do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu kryesisht në jug të vendit. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 21 deri në 31 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me vranësira. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 29 °C.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re në mëngjes, kurse pasdite me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 28 °C.

Ndërsa Kosovë nuk pritet të ndikohet nga ky ciklon dhe rrjedhimisht moti në vend do të mbajë i thatë dhe pa të reshura.

Sipas parashikimit të Motilokal.com sot pritet të mbajë mot jo shumë i ngrohtë, më i freskët me erë, vranësira dhe intervale me diell, vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Era do të fryjë në drejtim të verilindjes deri në 7-16 m/s. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 16 deri në 24 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 22 °C.

Edhe e diela do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 24 °C./Motilokal.com