Moti sot dhe fundjavë në Kosovë, me vranësira dhe intervale me diell

Moti sot dhe fundjavë në Kosovë, me vranësira dhe intervale me diell

Cikloni mesdhetar “Ianos”, i cili ka mbërri në Greqinë perëndimore, duke sjellë reshje shiu dhe era të forta, ku Kosovë nuk pritet të ndikohet nga ky ciklon dhe rrjedhimisht moti në vend do të mbajë i thatë dhe pa të reshura.

Sipas parashikimit të Motilokal.com sot pritet të mbajë mot jo shumë i ngrohtë, më i freskët me erë, vranësira dhe intervale me diell, vende-vende edhe reshje shiu. Era do të fryjë në drejtim të verilindjes deri në 7-16 m/s. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 16 deri në 24 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 22 °C.

Edhe e diela do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 24 °C. /Motilokal.com