Cikloni mesdhetar (Medicane) gradualisht po i afrohet brigjeve perëndimore të Greqisë, i cili pritet të sjellë rrebeshe shiu dhe breshëri si dhe stuhi ere.
Ndërsa vendi ynë do të preket nga periferia e aktivitetit të këtij cikloni, duke sjell mbi vendin tonë në orët e pasdites reshje shiu dhe era me shpejtësi deri në 25 m/s kryesisht në jug të vendit.
Sipas parashikimit të Motilokal.com dita e premte do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu kryesisht në jug të vendit. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 21 deri në 31 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me vranësira. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 29 °C.
E diela do të mbajë mot pjesërisht me re në mëngjes, kurse pasdite me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 28 °C./Motilokal.com
