Në fotografi: Uragani Sally shkakton përmbytje të mëdha

Në fotografi: Uragani Sally shkakton përmbytje të mëdha

Uragani Sally ka goditur Alabamën Jugore dhe Floridën të mërkurën e 16 shtatorit, duke shkaktuar përmbytje “historike dhe katastrofale”, ndërkohë që priten vërshime tjera.

Pensakola në Florida, ka regjistruar vërshime prej 1.5 metrave, derisa qasja në qytet u është pamundësuar rreth 50,000 personave, për shkak të rrugëve dhe urave të dëmtuara.

Në qarkun Eskambia, që përfshin Pensakolan, të paktën 377 persona janë shpëtuar nga zonat e vërshuara, ka thënë sherifi, David Morgan.

Vlera e dëmit të shkaktuar nga stuhia pritet të arrijë në 2 deri në 3 miliardë dollarë. Sally është stuhia e tetë tropikale që ka goditur Shtetet e Bashkuara në këtë sezon.

Sally është uragani i katërt që ka zbritur në Shtetet e Bashkuara këtë vit - më i madhi deri në këtë pikë në një vit që nga viti 2004.

Sipas hulumtuesve të Administratës amerikane për Çështje Atmosferike dhe Oqeane, intensiteti i uraganeve dhe shkalla e shkatërrimit të tyre është rritur prej viteve 1980, pasi temperaturat janë rritur./Motilokal.com