Një valë rekord e të nxehtit që përfshiu pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore në pjesën e parë të javës ka filluar të tërhiqet.
Mijëra njerëz mbushen parqet dhe plazhe të hënën dhe të martën për atë që mund të jetë i nxehti i fundit i vitit, pasi temperaturat kanë arritur nivele të larta të pazakonta për muajin e parë të vjeshtës.
Të martën qyteti verior francez i Lille regjistroi ditën më të nxehtë të shtatorit që kur regjistrimet filluan në vitin 1945, duke shënuar 35.1 °C, ndërsa Metz në verilindje arriti 34.3 °C, një tjetër rekord.
Temperatura të larta 25 deri në 30 gradësh celsius janë raportuar në Gjermani po ashtu ku qyteti jugperëndimor i Kaiserslauternit arriti 33.6 °C, më e larta në katër vite.
Në Britani, temperaturat tejkaluan 30 °C për të parën herë në shtator pas katër vitesh, me qytetin jugor Frittenden, që shënoi 31.3 °C.
Njerëzit u mblodhën në Uells dhe Anglinë jugore për të shijuar motin, pavarësisht rregullave të reja që kufizojnë tubimet shoqërore në përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19.
Meteorologët në Britani thanë se mot akoma më i ngrohtë mund të vazhdojë për të tretën ditë radhazi, duke përmbushur edhe zyrtarisht kriteret për tu quajtur valë të nxehti.
Temperaturat e larta vijnë ndërsa Organizata Botërore e Meteorologjisë këtë javë, paralajmëroi për pasojat e vazhdueshme të ndryshimeve klimaterike.
OBM tha se hemisfera veriore ka përjetuar verën e saj më të nxehtë dhe gushtin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.
Pesë gushtet më të nxehta në botë, kanë qenë të gjithë pas 2015, shtoi OBM./Motilokal.com
