“Lëviz me Emetime Zero”
Kjo temë pasqyron synimet ambicioze të një kontinenti neutral të emetimit të karbonit deri në vitin 2050, siç përcaktohet nga Ursula von der Leyen, President i Komisionit Evropian, kur prezantoi Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.
Pavarësisht nga kushtet e ndryshme klimatike, gjeografike dhe socio-ekonomike në të gjithë zonat urbane të Evropës, mund të merren masa për të promovuar një mjedis të pastër urban dhe me emetime sa më të ulët të karbonit. Prandaj, Java Europiane e Lëvizshmërisë inkurajon njerëzit dhe autoritetet lokale të ndërmarrin hapa për të arritur qëllimin afatgjatë të një kontinenti neutral të emetimeve të karbonit.
Gjithsecili nga ne mund të kontribuojë në lidhje me uljen e emetimeve të gjurmës së Karbonit.
Si? Shumë thjeshtë!
Preferoni të merrni biçikletën
Çdo njëri nga ne mund të ndikojë në uljen e gjurmës së karbonit, duke filluar të përdori sa më shumë biçikletën.
Shkoni në punë apo në shkollë me biçikletë, jo vetëm për përmirësimin e mjedisit, por edhe për shëndetin fizik e mendor, pasi që aktiviteti fizik, ndikon në uljen e jetës sendentare, përmirëson qarkullimin e gjakut, nxit adrenalinën e cila rrjedhimisht ndikon në rritjen e energjisë dhe lumturisë, por nga ana tjetër eliminon stresin e parkimit, si dhe rrit të ardhurat në xhepin tuaj.
Ecni...Ecni...Ecni
Ecja është mënyra më e mirë për të bërë udhëtime të shkurtra, është falas, ju merrni pak ajër të pastër i cili promovon shëndet të mirë fizik dhe mendor, duke dhënë edhe një kontribut për pastrimin e ajrit në zonën tuaj ku banoni.
Ecja dhe çiklizmi janë të lidhura me rrezikun e zvogëluar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. Hulumtimet kanë treguar se udhëtimet aktive (me këmbë) mund të zëvendësojnë realisht mbi 40% të udhëtimeve të shkurtra më makinë.
Përdorni Transportin Publik
Një mënyrë efiçiente në ndikimin e uljes së ndotjes është edhe zgjedhja e transportit publik, e cila është një alternativë e mirë për secilin nga ne të ndihmojë mjedisin e vendit ku jetojmë.
Automjetet elektrike
Gjithnjë e më shumë po i jepet përparësi makinave elektrike, pasi ato ndikojnë shumë në përmirësimin e cilësisë së ajrit si dhe ka një ulje të ndjeshme të kostos së përdorimit në krahasim me një makinë me naftë/benzinë.
Makinat elektrike kontribuojnë edhe në uljen e ndotjes nga zhurmat, gjë që është bërë shumë shqetësuese për qytetarët që jetojnë në zonat urbane./Motilokal.com
