Drejtoria e Përgjithshme Detare jep alarmin: Një ciklon po i afrohet detit Jon me erëra të fuqishme dhe reshje shiu

Drejtoria e Përgjithshme Detare jep alarmin: Një ciklon po i afrohet detit Jon me erëra të fuqishme dhe reshje shiu

Drejtoria e Përgjithshme Detare, ka njoftuar se si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu, nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020 moti në zonën e Detit Jon në veri do të përkeqësohet.

Në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare thuhet se moti i përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5 metra dhe perioda 8s. Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit”, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare./Motilokal.com