Zbulim i madh, astronautët gjejnë shenja jete në planetin Venus

Zbulim i madh, astronautët gjejnë shenja jete në planetin Venus

Astronomët kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm në planetin Venus. Ata gjetën një lloj gazi që tregon ekzistencën kushteve të përshtatshme për jetesën e mikrobeve. Shkencëtarët thonë se ky zbulim tregon mundësinë e jetës përtej planetit Tokë.

Ky gaz është fosfinë – një molekulë e përbërë nga një atom fosfori dhe tre atome hidrogjeni.

Në Tokë, fosfina është e lidhur me jetën, me mikrobe që jetojnë në zorrët e kafshëve si pinguinët, ose në mjedise të varfra nga oksigjeni, siç janë kënetat. Me siguri, ju mund ta bëni atë në mënyrë industriale, por në planetin Venus nuk ka fabrika dhe sigurisht nuk ka pinguinë.

Deri më tani nuk është zbuluar ndonjë formë jete, por shkencëtarët nënvizojnë se në Tokë fosfina prodhohet nga bakteret që lulëzojnë në mjedise të ngopura me oksigjen.

Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve e zbuloi fillimisht fosfinën duke përdorur teleskopin James Clerk Maxwell të Hauait dhe konfirmuar më pas nga teleskopi Array (ALMA) i Kilit.

“Unë u mahnita. E nisa si një eksperiment të zakonshëm dhe kurrë nuk mendoja se do të zbulojë këtë lloj gazi. Vetëm prisja të zbuloja disa forma të kufizuara jetë në Venus. Por ishte e jashtëzakonshme të shikoje thithjen e molekulave të fosfinës”, tha profesoresha e astronomisë e Jane Greaves e Universitetit Cardiff të Uellsit.

Ekzistenca e jetës jashtëtokësore ka qenë një prej pyetjeve kryesore të shkencës. Shkencëtarët kanë përdorur vazhdimisht teleskopët për të zbuluar forma jo të drejtpërdrejta të jetës në planetë dhe hëna të tjera përtej sistemit tonë diellor.

Venusi ose Afërdita është planeti më i afërt i Tokës në sistemin diellor. I ngjashëm në strukturë, por pak më i vogël se Toka. Venusi është i mbështjellë nga një atmosferë e trashë toksike që e bën shumë të nxehtë. Temperatura në sipërfaqe arrin në 471 gradë Celsius, mjaftueshëm për të shkrirë plumbin./Motilokal.com