Regjistrohen lëkundje të forta sizmike në Shqipëri

Regjistrohen lëkundje të forta sizmike në Shqipëri

Rreth orë 16:46 është regjistruar një lëkundje me magnitudë 4.2 e shkallës rihter në vendin tonë.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 11 kilometra në lindje të qytetit të Lezhës.

Lëkundjet kanë qenë të forta, ku thellësia e lëvizjes së pllakave sizmike ka qenë 12  kilometra.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale apo të lënduar./Motilokal.com