Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Polatli të kryeqytetit turk Ankara.
Një stuhi e fortë pluhuri ka përfshirë zonën, duke frikësuar jo pak banorët për shkak të pamjeve apokaliptike. Madje, disa prej tyre i kanë cilësuar pamjet si të ngjashme me atë që imagjinohet si fundi i botës.
Stuhia e rërës pushtoi të gjithë zonën duke shkaktuar edhe dëme të vogla materiale tek banesat dhe bizneset.
Instituti Meteorologjik i Ankarasë njoftoi se gjithçka ndodhi për shkak të një furtune të papritur ere duke paralajmëruar se mund të ndiqet nga shira të fuqishëm.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe zjarrfikësit u mobilizuan dhe morën masa paraprake kundër fatkeqësive të mundshme.
Guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin i tha Anadolu Agency (AA) se nuk ka pasur humbje të jetës ose të lënduar nga kjo stuhi e fuqishme e pluhurit./Motilokal.com
