Toka po e bën Hënën të ndryshket/ Shkencëtarët të hutuar si është e mundur?

Toka po e bën Hënën të ndryshket/ Shkencëtarët të hutuar si është e mundur?

Hëna po ndryshket dhe shkencëtarët ndoshta janë ngatërruar nga ky përfundim si ju kur lexoni këtë fjali, shkruan CNN. Konkretisht, ndryshku në Hënë nuk duhet të jetë i mundur sepse atje nuk ka oksigjen, e cila është një nga dy gjërat themelore që e shkaktojnë atë. Tjetri është uji.

Sonda hënore e Indisë, Chandrayaan-1, në 2008, mblodhi të dhëna që kanë çuar në zbulime të shumta përgjatë viteve – duke përfshirë zbulimin se ka molekula uji në sipërfaqen e saj.

Kur studiuesit e NASA-s dhe Institutit të Gjeofizikës dhe Planetologjisë të Hawai’i analizuan të dhënat, ata u befasuan kur zbuluan  shenja të hematitit në hënë, një formë e oksidit të hekurit e njohur si ndryshk. Ka shumë gurë të pasur me hekur në hënë – por ndryshku prodhohet vetëm kur hekuri është i ekspozuar ndaj oksigjenit dhe ujit.

“Në fillim nuk mund ta besoja, sepse, duke pasur parasysh kushtet në Hënë, ndryshku nuk duhet të ishte atje”, tha Abigail Fraeman, një shkencëtar i NASA-s.

Jo vetëm që nuk ka oksigjen në Hënë, por ajo është e përmbytur me hidrogjen, i cili rrjedh atje nga Dielli i bartur nga era diellore. Ndryshku ndryshon kur oksigjeni heq elektronet nga hekuri, dhe hidrogjeni bën të kundërtën, duke shtuar elektrone në të. Prandaj, në zonat e pasura me hidrogjen, ndryshku është i vështirë të formohet.

“Fajtori” është Toka

“Është shumë e çuditshme”, tha Shuai Li autori kryesor i studimit . “Hëna nuk ka mjedis të përshtatshëm për të formuar hematitin.” Pas muajsh kërkimesh, Li dhe shkencëtarët e NASA-s mendojnë se e kanë zbuluar misterin.

Gjëja e parë e madhe për ta ishte fakti se shumica e ndryshkut ishte përqendruar në anën e Hënës përballë Tokës, gjë që tregonte se fenomeni ishte në një farë mënyre i lidhur me planetin tonë.

Toka është e rrethuar nga një fushë magnetike, dhe era diellore e shtrin atë dhe krijon një bisht të gjatë magnetik në drejtim të erës. Hëna hyn në atë bisht tre ditë para se të mbushet dhe duhen gjashtë ditë për të dalë në anën tjetër.

Ndryshk dhe në anën e errët të Hënës

Li tha, se oksigjeni nga Toka kalon nëpërmjet këtij  bishti magnetik për në hënë, ku bashkëvepron me molekulat e ujit hënor për të krijuar ndryshk. Bishti magnetik bllokon gjithashtu pothuajse të gjithë erën diellore gjatë hënës së plotë – që do të thotë se hëna mbrohet përkohësisht nga shpërthimi i hidrogjenit, duke krijuar mundësinë për të formuar ndryshk. Kjo gjithashtu hap një dritare kohore për formimin e ndryshkut.

Por kjo teori ka disa “vrima”. Për shembull, një pjesë e vogël e ndryshkut u gjet gjithashtu në anën e errët të Hënës, ku vështirë se mund të arrijë oksigjeni nga Toka, dhe ndërveprimi i molekulave të ujit dhe shkëmbinjve në Hënë mbeti i paqartë./Motilokal.com