Përmbytje apokaliptike në Sudan [Foto]

Përmbytje apokaliptike në Sudan [Foto]

Autoritetet në Sudan kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare për tre muaj dhe e kanë caktuar vendin si një zonë të katastrofës natyrore pas përmbytjes që ka vrarë dhjetëra njerëz.

Lena el-Sheikh,  Ministre e Punës dhe Zhvillimit Social të Sudanit, tha se përveç 99 personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve, përmbytjet këtë vit kanë plagosur 46 persona, duke shkaktuar dëme në më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe shkaktuan shembjen totale dhe të pjesshme të më shumë se 100,000 shtëpive.

Reshjet e shiut këtë vit tejkaluan rekordet e vendosura gjatë viteve 1946 dhe 1988, me pritjet e treguesve në rritje të vazhdueshme,  citoi agjencia shtetërore e lajmeve SUNA.

Ministria e Ujitjes dhe Burimeve Ujore njoftoi se niveli i ujit të lumit Nil është rritur në nivel të paprecedent në periudhën e fundit, për të shkuar në afro 18 metra.

Sezoni i reshjeve të shiut në Sudan fillon në qershor dhe vazhdon deri në tetor, që do të thotë se vendi përjeton përmbytje dhe shira të rrëmbyeshëm çdo vit./Motilokal.com

Njerëzit ecin në thasë me rërë për të arritur në shtëpitë e tyre në qytetin Shaqilab, rreth 15 milje (25 km) në jugperëndim të kryeqytetit, Khartoum, Sudan, të hënën, 31 gusht, 2020. (AP Photo / Marwan Ali)

Reshje të fuqishme në kryeqytetin sudanez

Residents walk through floodwaters from the Blue Nile as it submerges their neighborhood in the Al-Ikmayr area of Omdurman in Khartoum

A resident pours out the waters of the Blue Nile floods from her backyard within the Al-Ikmayr area of Omdurman in Khartoum

People navigate a flooded road in the town of Omdurman, about 30 km northwest of the capital Khartoum, Sudan. August 26, 2020.

Food waters in Tuti island, on Sept. 3.

Floods in Sudan are threatening to swamp an ancient archaeological site with some of the highest water levels on record

Heavy Rainfall Continues in Sudan Amid Historic Nile River Floods

Sciency Thoughts: Sixty two known deaths in flooding in Sudan.