Shifra të larta të infektuarish, konfirmohen 147 raste te reja dhe 53 të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri

Shifra të larta të infektuarish, konfirmohen 147 raste te reja dhe 53 të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 147 raste të reja me COVID-19, ndërsa dy qytetarë kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve.

Aktualisht në dy spitalet COVID në Shqipëri po marrin trajtim mjekësor 199 pacientë, ku 19 prej tyre janë në terapi intensive dhe pesë të tjerë ndodhen të intubuar.

Që nga fillimi i pandemisë në vend 321 qytetarë e kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa në total numri i të shëruarve ka shkuar në 6239. Qarku më i prekur në Shqipëri vijon të mbetet Tirana me 154 viktima, ndërsa pasohet nga Durrësi dhe Shkodra.  

Autoritetet kanë bërë thirrje ndaj qytetarëve që të respektojë masat anti-covid, me qëllim që të shmangin transmetimin masiv të virusit në popullatë.

Njoftimi i plotë nga Dr. Eugena Tomini, Instituti i Shëndetit Publik:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri, duke ju kujtuar që në fillim të këtij komunikimi të mos e ulni vigjilencën për asnjë moment përsa i takon respektimit të rregullave:

Ruani distancën me të tjerët;

Maska duhet të mbahet patjetër në ambientet e mbyllura dhe kudo ku distance nuk ruhet dot;

Higjiena e duarve dhe ajo respiratore është e rëndësishme.

Me rikthimin e shkollave ky moment merr një rëndësi të veçantë për kontrollin e infeksionit, prandaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe njëherë se zbatimi i rregullave duhet të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 830 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 147 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 53 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet COVID, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar dy qytetarë, një 59 vjeçar nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Elbasani. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Duke ju sjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID19, ju informojmë se në cdo rast kur keni dyshime, numri unik i urgjencës kombëtare 127 është në dispozicionin tuaj. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë për pyetjet që keni për COVID19.

COVID-19 – Statistika (8 Shtator 2020)

Testime totale 69558

Raste pozitive 10553

Raste të shëruara 6239

Raste Aktive 3993

Humbje jete 321 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2121

Durrës 458

Shkodër 321

Lezhë 227

Elbasan 173

Korçë 150

Vlorë 138

Kukës 130

Fier 130

Berat 77

Dibër 34

Gjirokastër 34

/Motilokal.com