Fotografi Arian Mavriqi kap pamje të rralla të ujkonjës së zezë në Kamenicë

Fotografi Arian Mavriqi kap pamje të rralla të ujkonjës së zezë në Kamenicë

Fotografi i njohur i botës së egër, Arian Mavriqi së bashku me shokun e tij Besnik Jakupti, kanë arritur të fotografojnë një ndër kafshët me të rralla dhe të rrezikuar për zhdukje ujkonjën e zezë.

Ai në profilin e tij në Facebook i ka publikuar disa prej fotove që i ka shkrepur sot, ku edhe ka shprehur shqetësimin e tij rreth rrezikut që i kanoset ujkonjës së zezë, gjersa ka bërë thirrje që ajo të mbrohet edhe me ligj.

“Ujkonja e zezë (specie e rrezikuar për zhdukje)! Fotografitë që po i shihni i realizova sot gjatë një rutine në kërkim të fotografive nga Bota e Egër sa ishim bashkë me shokun Besnik Jakupi në Komunën e Kamenicës (lokacionin e saktë e mbajmë të fshehtë shkaku i gjahtarëve) dhe momentin që e pamë ishim të mahnitur nga pamja shumë e bukur dhe shikimi kureshtar që bëri në drejtim tonin. Për fat të keq kjo specie kërkohet për tu vrarë dhe për vendin tonë do ishte humbje e madhe nëse nuk mbrohet me ligj! Shpresojmë në vetëdijesimin e shoqërisë që te ruhen këto pasuri tonat sepse një bukuri të tillë në vendet tjera munden vetëm ta ëndërrojnë”, ka shkruar fotografi Mavriqi./Motilokal.com