Ministria e Shëndetësisë tregon se kur duhet dhe nuk duhet bartur maska nga qytetarët

Ministria e Shëndetësisë tregon se kur duhet dhe nuk duhet bartur maska nga qytetarët

Zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti ka publikuar në rrjetin social Facebook, disa shembuj nga CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) se ku duhet dhe ku nuk duhet bartur maskën.

Ai ka shkruar se me Ligjin nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, në nenin 24, pika 5, përcakton se “personi fizik i cili nuk respekton vendimin e organit kompetent për bartjen e maskës, dënohet me gjobë 35 euro”.

Sipas grafikës së publikuar qytetarët nuk kanë nevojë ta bartin maskën në shtëpi me njerëzit që jetojnë në familjen tuaj dhe gjatë vozitjes së automjetit personal me njerëz që jetojnë në familjen tuaj.

Ndërsa ata obligohen ta bartin maskën gjatë blerjes së gjërave ushqimore dhe gjërave të tjera, gjatë vizitës te mjeku apo farmacisti etj./Motilokal.com