Një asteroid sa një ndërtesë apartamentesh do të kalojë sot afër Tokës

Një asteroid sa një ndërtesë apartamentesh do të kalojë sot afër Tokës

Një asteroid me madhësinë e një ndërtese apartamentesh do të kalojë pranë tokës sot dhe ai do të ketë distancë larg planetit tonë sa një e treta mesatare e Hënës.

"Pritet të fluturojë përtej tokës rreth 120,000 kilometra larg", shpjegoi Manfred Gaida nga Qendra Gjermane e Hapësirës (DLR).

Asteroidi ka një diametër deri në 49 metra dhe fluturon me shpejtësi 28,000 km/orë.

“Ka ende paqartësi të caktuara sesi asteroidët ndryshojnë orbitën e tyre gjatë fluturimit - të devijuar nga forca e gravitetit nga planetët dhe hënat. Ajo që është e sigurt është se ai vjen afër nesh, por jo sa të na rrezikojë", tha eksperti Gaida.

Kush dëshiron të shohë spektaklin e asteroidit, duhet të bëheni gati në orën 18:12 pasdite.  

Asteroidi me emrin "2011 ES4" është shumë i zbehtë për t'u parë me sy të lirë. Është një trup relativisht i vogël, me madhësinë e një ndërtese apartamentesh./Motilokal.com