Moti i ligë godet Italinë, breshëri e stuhia shkatërrojnë pemë, makina dhe çati të banesave [Foto]

Moti i ligë godet Italinë, breshëri e stuhia shkatërrojnë pemë, makina dhe çati të banesave [Foto]

Moti i ligë me shi, era të forta dhe breshër ka përfshirë pjesën veriore të Italisë, duke përmbytur disa zona, shkatërruar çati, shkulur pemë dhe janë dëmtuar shumë vetura.

Një vajzë 3-vjeçare humbi jetën pasi një pemë ra mbi tendën ku ishin duke kaluar pushimet në Marina di Massa.

Ndërsa në Varese rryma e ujit ka qenë aq e fortë sa ka rrëmbyer një person 38 vjeçar, i cili është shpallur i humbur.

Në Milano qindra zjarrfikës kanë intervenuar për të larguar ujin në banesa dhe pemët e rrëzuar.

Situata nuk pritet të përmirësohet në orët në vijim dhe për këtë arsye Mbrojtja Civile ka nxjerrë alarmin e kuq në pjesën qendrore të Lombardisë, të paktën deri të dielën.

Sipas autoriteteve të Lombardisë situata më e rënduar paraqitet në veri të Milanos, mes Sesto San Giovanni dhe Monzës. Në Kremoneze breshër me përmasa tepër të mëdha goditi zonat e Quattrocase, Fossacaprara e Roncadello.

Departamenti i Mbrojtjes Civile parashikon reshje të dendura dhe përmbytje të mundshme në Lombardi dhe për këtë arsye ka paralajmëruar banorët të tregohen të kujdesshëm. Alarm për përmbytje ka dhe në Friuli, Liguria e Toscana.

Edhe Verona është goditur nga një stuhi e fuqishme me era dhe breshër, duke shkaktuar dëme në rrugë dhe ndërtesa.

Në Sestriere, në male, në rreth 2,400 metra lartësi mbi detare ka rënë edhe borë.

Stuhi breshëri dhe era të forta kanë shkaktuar dëme të  mëdha në zonën e Piemontes të provincës së Torinos./Motilokal.com