Forcat Ajrore Shqiptare kanë filluar një operacion me helikopter për të shuar flakët në pyllin me pisha të Vloshit që fillimisht nisi në Roskovec dhe më pas u përhap edhe në Patos e Mallakstër.
Deri më tani janë djegur disa hektarë me bimë të ndryshme dhe pisha. Helikopteri i Forcës Ajrore i pajisur me botin e ujit, po i shuan flakët.
Nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por nga ana tjetër zjarrfikëset e kishin të pamundur të ndërhynin prej terrenit./Motilokal.com
