Uragani Laura shkakton dëme të mëdha në Luiziana dhe Teksas, të paktën 14 persona kanë humbur jetën

Uragani Laura shkakton dëme të mëdha në Luiziana dhe Teksas, të paktën 14 persona kanë humbur jetën

Të paktën 14 persona janë konfirmuar të vdekur në SHBA, pas vërshimeve të uraganit Laura, që goditi shtetet jugore së fundmi.

Sipas njoftimeve 10 nga viktimat janë nga Luiziana, ndërsa të tjerët u raportuan në Teksas.

I regjistruar si një nga uraganet më të fortë në Gjirin e Meksikës në jug të SHBA-së, Laura, i cili kaloi në intensitetin e kategorisë 4, përveç viktimave ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Po ashtu uragani Laura shkaktoi dëme serioze në vendet ku kaloi, ku më shumë se 600.000 njerëz mbetën pa energji elektrike në Luiziana, Teksas dhe Arkansas.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, ka kërkuar ndihmë të menjëhershme nga autoritetet federale, në trajtimin e pasojave nga uragani.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së paralajmëroi se Laura, e cila po përparon drejt verilindjes së SHBA-së, mund të shkaktojë reshje të fuqishme dhe përmbytje në Arkansas, Mississippi, Alabama, Tennessee, Kentucky dhe Illinois, pavarësisht se ka humbur fuqinë dhe është kthyer në një stuhi tropikale.

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të vizitojë të shtunën zonat e prekura nga stuhia, sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë./Motilokal.com

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image