Kompania amerikane Otto Aviation ka krijuar një prej avionëve më të efektshëm Celera 500L. Kompania thotë se Celera 500L është aeroplani më efikas që mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 724 kilometra në orë.
Deri më tani janë realizuar 31 fluturime provë në të cilat aeroplani ka arritur 35 orë fluturimi.
Ndërkohë që konsumi i ulët i karburantit e bën Celera-n 500L aeroplanin më miqësor ndaj mjedisit, pasi mund të udhëtoni midis 29 dhe 40 kilometra për vetëm 3.8 litra karburant.
Po ashtu pasagjerët do të kenë mundësinë të udhëtojnë privatisht me kosto të krahasueshme me biletat komerciale të linjave ajrore.
“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të krijojmë një aeroplan të sigurt dhe privat që do të lejonte fluturime të drejtpërdrejta në SHBA me shpejtësi dhe kosto të krahasueshme me udhëtimet komerciale ajrore”, tha drejtuesi i kompanisë, Bill Otto për CNN.
Përveç fluturimeve të pasagjerëve, Celera 500L mund të përdoret gjithashtu për të transportuar mallra dhe për qëllime ushtarake./Motilokal.com
