Këto imazhe mahnitëse nga distanca tregojnë një mjet sekret të ushtrisë sovjetike për sulme nga sipërfaqja e detit, një gjysmë avion e gjysmë anije, më i madh se avionët e sotëm të pasagjerëve, që tashmë rri i braktisur në një plazh në Rusi para se të kthehet në muzeum.
Me pamjen e tij futuristike, ekranoplani Lun MD-160 u rimorkiua përmes detit Kaspik muajin e kaluar, si pjesë e udhëtimit të tij 14 ditor për në bazën e Derbent në Dagestan, shkruan Daily Mail.
Ky mjet ushtarak, i cili ishte krijuar nga Rostislav Evgenievich Alexeyev në vitin 1975, përdorte një shtresë ajri nën krahët e tij për të fluturuar mbi sipërfaqen e detit në vetëm 4.5 metra lartësi prej tij, duke u bërë i vështirë për forcat e armikut për t’u zbuluar.
Mjeti qëndron i papërdorur që prej fundit të viteve 1990-të dhe tashmë do të kthehet në një atraksion turistik në breg të oqeanit.
MD-160, i njohur gjithashtu si një Utka, është më i madh se një avion 747 dhe u ndërtua si pjesë e programit WIG Sovjetik, i cili daton që nga Lufta e Ftohtë e vitit 1960.
Është i vetmi model ekranoplan i klasit Lun që u kompletua e u pajis me raketa supersonike anti-aeroplanmbajtëse.
Ai kishte një ekuipazh prej gjashtë oficerësh dhe nëntë vetash ishte projektuar për fluturim të vazhdueshëm mbi sipërfaqen e detit duke përdorur atë që njihet si 'efekti tokësor' që është ndërveprimin aerodinamik midis krahëve dhe sipërfaqes së ujit./Motilokal.com






















