Në Shqipëri rikthehet vapa afrikane, temperatura deri në 34 gradë

Në Shqipëri rikthehet vapa afrikane, temperatura deri në 34 gradë

Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku gjatë ditës së sotme dhe dy ditëve në vijim do të kemi mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Pasi nga sot mbi rajonin e Ballkanit do të depërtojnë masat e nxehta nga Afrika e Veriut.

Sipas parashikimit të Motilokal.com dita e premte do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 23 deri në 31 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 32 °C.

Edhe e diela do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 33 °C./Motilokal.com