Ligj për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe ka hyr ne fuqi.
Duke nisur nga sot, shkelësit e këtij ligji mund të dënohen në bazë të asaj që parashihet aty.
Në këtë ligj janë të saktësuara edhe gjobat me të cilat do të dënohen qytetarët në rast se veprojnë ndesh me ligjin.
Me 500 euro gjobë do të dënohet personi që nuk e respekton vendimin për kufizim të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve në kohën e caktuar.
“Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro”, thuhet në ligj.
Ndërsa, drejtuesi i mjetit motorik dhe personi fizik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
Ndërkaq për mos mbajtje të maskës dhe distancës fizike dënimi shkon në 35 euro.
“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetë e pesë (35) euro. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës fizike, dënohet me gjobë prej tridhjetë e pesë (35) euro”, theksohet në ligj.
Në ligj janë të parapara edhe dënime për personat që kryejnë aktivitete që janë të ndaluara në mjedise private dhe publike./motilokal.com
