Stuhia Francis ka goditur Britaninë e Madhe me reshje të mëdha shiu dhe era të forta deri në 80 kilometra në orë.
Nga reshjet e mëdha janë përmbytur shtëpi, rrugë dhe është ndërprerë udhëtimi rrugor dhe hekurudhor. Ndërsa erërat e forta kanë rrezuar pemë dhe kanë dëmtuar automjetet e çatitë e ndërtesave.
Paralajmërimet janë dhënë për shi dhe era në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ku deri më tani janë regjistruar rreth 80 milimetra reshje shiu në rrethin e liqenit.
Shërbimet e urgjencës kanë bërë thirrje për kujdes gjatë stuhisë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht përgjatë bregdetit./Motilokal.com




















