Humbja e aftësisë për të nuhatur që mund të shoqërojë koronavirusin është unike dhe e ndryshme nga ajo që përjetohet nga dikush që është thjesht i ftohur ose i prekur nga gripi i zakonshëm, thonë studiuesit evropianë që kanë studiuar përvojat e pacientëve të infektuar.
Kur pacientët me COVID-19 kanë humbur aftësinë për të nuhatur, zakonisht nuk e kanë hundën të bllokuar. Shumica e njerëzve me koronavirus ende mund të marrin frymë lirshëm.
Një tjetër gjë që e veçon koronavirusin është humbja e vërtetë e shijes.
Pacientët me koronavirus që nuk mund të shijojnë asgjë me të vërtetë dhe nuk mund të dallojnë nëse një ushqim është i ëmbël apo i hidhur.
Ekspertët dyshojnë se kjo ndodh për shkak se virusi pandemik ndikon në qelizat nervore të përfshira drejtpërdrejt me erën dhe ndjesinë e shijes.
Simptomat kryesore të koronavirusit janë:
Temperaturë të lartë
Kollë e re, e vazhdueshme
Humbje e nuhatjes ose e aftësisë për të shijuar
Kushdo që është me këto simptoma duhet të izolohet dhe të aranzhojë të bëjë testin për të parë nëse ka virusin. Pjesëtarët e familjes së tyre duhet të izolohen gjithashtu për të parandaluar përhapjen e mundshme.
Prof. Carl Philpott, nga Universiteti i Anglisë Lindore, kreu teste për aftësinë e nuhatjes dhe të shijes tek 30 vullnetarë: 10 me COVID-19, 10 me ftohje të rëndë dhe 10 të tjerë të shëndetshëm, pa simptoma të ftohjes dhe gripit.
Humbja e nuhatjes ishte shumë më e thellë tek pacientët COVID-19. Ata ishin më pak të aftë të identifikonin aromat dhe nuk ishin në gjendje të dallonin shijet e hidhura ose të ëmbla fare.
Prof Philpott tha: "Me të vërtetë duket se janë tipare dalluese që e vendosin koronavirusin larg viruseve të tjera të frymëmarrjes.”
"Kjo është shumë emocionuese sepse do të thotë që testet e aromës dhe shijes mund të përdoren për të bërë dallimin midis pacientëve COVID-19 dhe personave të ftohur ose grip", theksoi ai.
Ai tha që njerëzit mund të bëjnë testet e tyre të nuhatjes dhe shijes në shtëpi duke përdorur produkte si kafe, hudhra, portokall ose limona dhe sheqer.
Ai theksoi se testet diagnostikuese të fytit dhe hundës janë ende thelbësore nëse dikush mendon se ka koronavirus.
Aftësitë për të nuhatur dhe shijuar kthehen brenda disa javësh në shumicën e njerëzve që shërohen nga koronavirusi, shtoi ai.
Ndërsa Prof. Andrew Lane me ekipin e tij kanë studiuar mostrat e indeve nga pjesa e prapme e hundës për të kuptuar se si koronavirusi mund të shkaktojë humbje të erës.
Ata identifikuan nivele jashtëzakonisht të larta të një enzime të cilat ishin të pranishme vetëm në zonën e hundës përgjegjëse për nuhatjen.
Kjo enzimë, e quajtur ACE-2 (enzima konvertuese e angiotenzinës II), mendohet të jetë "pika e hyrjes" që lejon koronavirusin të futet në qelizat e trupit dhe të shkaktojë një infeksion.
Hunda është një nga vendet ku Sars-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, hyn në trup.
Prof Lane tha: "Tani ne po bëjmë më shumë eksperimente në laborator për të parë nëse virusi është me të vërtetë duke përdorur këto qeliza për të hyrë dhe infektuar trupin.”
"Nëse ky është rasti, ne mund të jemi në gjendje ta trajtojmë infeksionin me terapi antivirale direkt përmes hundës", theksoi ai./Motilokal.com
