Pandemia COVID-19 ka vijuar të kufizojë lëvizjet çka ka rezultuar në një situatë dramatike sidomos për sektorin e turizmit në këto muaj të verës.
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar një raport ku tregon se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Korrik 2020, janë 663.980. Krahasuar me Korrik 2019, ky tregues rezulton me rënie 61,5 për qind.
Sipas INSTAT numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në shtatëmujorin e viti 2020 është 1.169.610, duke rënë me 64,7 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Duke analizuar të dhënat e INSTAT rënien më të vogël e kanë shënuar të ardhurit nga Kosova me 52.4 për qind. Në shifra absolute janë 503 mijë kosovarë që kanë hyrë në Shqipëri, çka përbëjnë dhe potencialin më të madh turistik të këtij sezoni.
Rënien më të madhe me 88 për qind e shënuan të ardhurit nga Spanja por edhe nga Shtete e Bashkuara.

Edhe polaket që ishin një ndër shtyllat kryesorë të turizmit të huaj kanë shënuar një rënie me 85 për qind. E gjithë kjo situatë shkak kryesore ka pandeminë si dhe masat kufizuese që morën shumë vende.
E siç shihet pushuesit nga Kosova janë shpëtimtarët e këtij sezoni turistik në Shqipëri./Motilokal.com
