Tesla kërkon të përdorë sensor që detekton fëmijët e lënë në vetura në temperatura të larta

Tesla kërkon të përdorë sensor që detekton fëmijët e lënë në vetura në temperatura të larta

Tesla ka kërkuar nga Komisioni Federal i Komunikimit (FCC) që ta aprovojë sensorin përmes së cilit mund të detektohen fëmijët e lënë në vetura në temperaturë të lartë.

Bëhet fjalë për aprovimin e një pajisje lëvizëse me sensorë interaktivë që do të parandalonte lënien e fëmijëve në temperatura të larta apo edhe të ftohta në makina, si dhe do të përforconte sistemin e parandalimit të vjedhjeve.

Gjiganti i automobilave nga Kalifornia dëshiron që të përdorë sensorë me valë milimetrike të palicencuara që do të operonin në nivele më të larta të energjisë sesa që lejohet me rregullat aktuale.

Nëse jepet leja, sistemi do të përdorë katër antena transmetimi dhe tre antena pritëse të drejtuar nga një njësi radari në pjesën e përparme.

Sistemi i bazuar në radar, “siguron perceptimin e thellësisë dhe mund të ‘shohë’ përmes materialeve të bura, siç janë mbulimi i fëmijës me batanije në ulësen e fëmijës”.

Tipari i fundit i sigurisë i planifikuar në Tesla është një sistem që mund t'ju paralajmërojë nëse keni lënë një fëmijë prapa në një makinë në temperatura të larta apo në të ulëta.

Sipas Tesla-s statistikat zyrtare tregojnë se më shumë se 50 fëmijë vdiqën pasi u lanë pas në makina në temperatura të larta në vitin 2019 ashtu edhe në vitin 2018. Më shumë se gjysma e atyre incidenteve ishin sepse fëmija ishte harruar./Motilokal.com