Duke filluar nga 1 shtatori nxënësit pritet t’i kthehen procesit mësimor në banka, për të vijuar mësimin e rregullt pas ndërprerjes për shkak të pandemisë COVID-19.
Ministria e Arsimit së bashku me Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës, kanë publikuar disa masa në formë rregullash, se si do të zhvillohet mbarëvajtja e mësimit.
Sipas këtyre udhëzimeve çdo nxënës duhet të mbajë maskë gjatë gjithë kohës së qëndrimit në shkollë.
Maska duhet të sigurohet nga vet nxënësi, por DKA/shkollat duhet të sigurojnë një fond rezervë për furnizimin me maska.
Prindërit duhet t’i informojnë fëmijët e tyre rreth bartjes së maskave dhe higjienës.
Personat që kanë simptoma duhet të qëndrojë në shtëpi, pa marrë parasysh nëse është nxënës apo nga personeli i shkollës. Respektimi i distancës prej 1.5 metra etj./Motilokal.com














