Java në vendin tonë do të nisë me diell, por gjatë pasdites priten edhe reshje lokale shiu. Ndërsa e marta do të mbajë mot me shi në pjesën më të madhe të vendit. Në ditët në vijim, do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësirat përgjatë vendeve malore.
Dita e hënë në do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell vende-vende reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën nga 24 deri në 33 °C.
E marta do të jetë me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 29 °C.
Dita e mërkurë do të mbajë mot nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të sillen prej 19 deri në 29 °C.

Ndërsa java e fundit e muajit gusht në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, gjatë pasdites dhe mbrëmjes me rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima, ku do të kemi edhe rënie të lehtë të temperaturave. Ndërsa nga e mërkura do të mbretërojë mot kryesisht me diell dhe kthjellime.
Dita e hënë do të mbajë mot i ngrohtë i kthjellët gjatë orëve të pasdites me reshje shiu dhe mundësi për bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 26 °C.
Paraditja e së martës do të jetë me mot pjesërisht me re, kurse pasditja me rrebeshe shiu dhe bubullima. Temperaturat do të luhatën prej 18 deri në 25 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të sillen nga 14 deri në 24 °C. /Motilokal.com
