Këto janë momentet dramatike kur turma e pushuesve formoi një zinxhir njerëzor për të shpëtuar një notar nga një stuhi bregdetare në jug të Britanisë.
Njerëzit në plazhin e Dorset u lidhën shpejt me njëri-tjetrin për të nxjerrë në breg surfistin në vështirësi dhe personin që po e ndihmonte.
Ai u përpoq të notonte përsëri në breg, por u ndal nga erërat e forta 50 kilometra në orë dhe valë të mëdha që ngriheshin shumë lartë.
Surfisti që besohet se ishte rreth të 30-tave, filloi të bërtiste për ndihmë drejt pushuesve në plazhin me zall dhe rreth 30 njerëz u afruan në breg duke u lidhur me njëri-tjetrin me krahë.
Duke u përballur me erën dhe valët ata arritën te njerëzit në vështirësi dhe i shpëtuan.
Sipas një dëshmitareje Emily Foote, 27 vjeçe nga Bridport, tha: “Shkuma në breg ishte aq e madhe sa dukej si një lavatriçe, në një moment mendova se do të dilnim me 10 viktima në vend të vetëm 1 apo 2. I gjithë plazhi duartrokiti kur dyshja doli në breg dhe që nuk kishin nevojë për ndihmë mjekësore emergjente”.
Roja bregdetare e Lulworth paralajmëroi pushuesit që për shkak të valëve të mëdha dhe baticat e pranverës nuk këshillohet noti apo surfin në këtë zonë, pasi viteve të fundit ka patur viktima. Tërheqja është shumë e fuqishme dhe të merr pa problem me vete./Motilokal.com



