Të paktën katër njerëz humbën jetën, duke përfshirë një oficer të xhandarmërisë, nga përmbytjet të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në provincën e Detit të Zi të Turqisë.
Ministri i Brendshëm Sulejman Soylu tha se 11 persona janë raportuar të zhdukur në provincën verilindore të Giresun, ndërsa 127 njerëz kanë shpëtuar.
Më herët, Soylu, i cili arriti në vendin e ngjarjes, tha se pesë efektivë të xhandarmerisë dhe operatori i një eskavatori u zhdukën pas shembjes së një kanali nëntokësor 5-metërsh nga përmbytjet në rajon.
Përpjekjet vazhduan për të shpëtuar njerëzit në një sallë dasmash në rrethin e Dereli, ku të ftuarit u tërhoqën në një vend të sigurt.
Duke iu referuar informacioneve të mara nga autoriteti shtetëror i meteorologjisë, ai tha se shirat, të cilët filluan të shtunën, arritën në 137 kilogramë densitet. Ai paralajmëroi se 50 deri në 100 kilogramë reshje priten sot në rrethet Çanakçı, Görele dhe Doğankent.
Ndërkohë, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shprehu ngushëllime familjeve të atyre që humbën jetën në përmbytjet në verilindje të vendit.
Erdogan bëri për të mobilizuar më të gjitha mjetet për të shëruar personat dhe për t’u dalë në ndihmë të prekurve.
Më herët, Guvernatori i Giresunit, Enver Ünlü, për AA u deklarua për një numër personash të bllokuar, të cilët nuk janë identifikuar, dhe disa njerëz që janë shpëtuar nga ekipet.
Ai tha se përpjekjet për të arritur tek ata që janë bllokuar do të fillojnë në dritën e parë në mëngjes dhe se ekipet janë duke punuar për hapjen e hyrjes në rrugë dhe automjete, kurse pajisjet e rënda janë duke pritur që ujërat të tërhiqen para se të hyjnë.
Ujërat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytjen e disa automjeteve në Dereli dhe disa ndërtesa u shkatërruan gjithashtu në zonë, ndërsa forcat e sigurisë po përpiqen të konfirmojnë raportet për personat e zhdukur, tha ai.
Autoriteti i Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se ekipet e shpëtimit u dërguan në Giresun gjatë minutave të para të katastrofës natyrore./Motilokal.com
