Organizata Botërore e Meteorologjisë: Niveli i akullit në Arktik bie në nivelin më të ulët

Organizata Botërore e Meteorologjisë: Niveli i akullit në Arktik bie në nivelin më të ulët

Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM) ka deklaruar se muaji korrik është regjistruar si “muaji më i nxehtë” në Hemisferën Veriore dhe pllaka e akullit ka rënë “në nivelin më të ulët”.

Sipas zëdhënëses OBM-së, Clare Nullis, e cila ka deklaruar se nga të dhënat e stacionit meteorologjik, Evropa Perëndimore dhe Qendrore ishte përballur javën e kaluar me një valë tjetër të nxehtë përvëluese.

Zëdhënësja Nullis theksoi se temperatura prej 54.4 gradë Celsius e regjistruar të dielën në stacionin meteorologjik në Furnace Creek në Luginën e Vdekjes (Death Valley) të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndoshta është e vlefshme, ndërsa shtoi: “Nëse vërtetohet, atëherë kjo do të jetë edhe temperatura e 3-të më e lartë që është regjistruar deri më tani në planetin tonë që nga viti 1931”.

Ajo tha se korriku ka qenë muaji më i nxehtë në Hemisferën Veriore dhe akulli në Polin e Veriut ka rënë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

Nga të dhënat meteorologjike nxehtësia më e lartë në botë që është regjistruar ndonjëherë është 56.7 gradë Celsius në korrik të viti 1913 në Furnace Creek, që ndodhet në Luginën e Vdekjes në Kaliforni./Motilokal.com