Një fotograf i guximshëm i jetës së egër thotë se është përballur me baltën, të nxehtin përvëlues, malarien dhe erërat tropikale për të kapur fotot më të mrekullueshme.
Andrey Gudkov, 48 vjeç, thotë e nevojitet durim, nerva të hekurta dhe qetësi vdekjeje, por dhe shpërblimi është i madh pas kapjes së pamjes së dëshiruar.
Rusi duhej të priste deri në shpërbërien e Bashkimit Sovjetik për të ndjekur karrierën e tij të ëndërrave, e të udhëtonte lirisht në të gjithë botën, tha ai për Bored Panda.
Ai tha: "E gjitha filloi e natyrës të David Attenborough në BBC, të cilat shfaqeshin në Rusi dhe ëndërrat e vendeve të largëta dhe të kafshëve ekzotike hynë në kokën time”.
Gudkov thotë se nuk mërzitet të mbajë pajisjet deri në 20 kilogramë për gjurmimin e fotove, si ajo e ariut të angazhuar në gjuetinë e salmonit, shkruan The Sun.
Ai shpjegoi se ai synon të kapë kafshët në një mënyrë që zbulon një cilësi pothuajse të ngjashme me njerëzit.
Andrey tha: "Nuk ka kafshë të bukura ose të shëmtuara - gjëja më e rëndësishme është të gjesh diçka njerëzore në kafshë dhe të përpiqesh ta përçosh këtë përmes fotografisë tënde.
"Sytë e një kafshe janë një detaj shumë i rëndësishëm, pasi ato na ndihmojnë ta kuptojmë karakterin e tyre."/Motilokal.com





























