‘Mushkëria e botës’ po digjet: Pamjet e reja tregojnë numrin rekord të zjarreve në Amazonë, Bolsonaro thotë është ‘gënjeshtër’

‘Mushkëria e botës’ po digjet: Pamjet e reja tregojnë numrin rekord të zjarreve në Amazonë, Bolsonaro thotë është ‘gënjeshtër’

E njohur si “mushkëria e botë” pyjet e shiut në Amazonë janë duke u shkatërruar nga një valë e re zjarresh, vetëm një vit pas katastrofës që ngjalli zemërim botëror për keqmenaxhimin e situatës nga qeveria e Jair Bolsonaro.

Gjatë muajit të kaluar janë regjistruar të paktën 20,473 zjarre nga Agjencia Hapësinore Braziliane INPE.


Grupi ambientalist Greenpeace dënoi presidentin Bolsonaro për sulmet e tij ndaj rregullacioneve dhe për anësi me interesat industriale që mbrojnë lirimin e hapësirave nga pyjet në Amazonë.


Aktivisti i Greenpeace, Cristiane Mazzetti tha se administrata e Bolsonaros po vazhdon sistematikisht të prishë procesin e mbrojtjes mjedisore dhe punën e agjencive.

Ai shtoi se Bolsonaro po hiqet se mbështet ndalimin e zjarreve duke dërguar trupat ushtarake në Amazonë ai po bëhet pengesa kryesore për eliminimin e tyre.


Midis 16 korrikut dhe 15 gushtit, zjarret në Amazon kanë rënë me vetëm 8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019 - përkundër "moratoriumit" për parandalimin e zjarrev.

Ndalimi i shkatërrimit të pyjeve të shiut është një mënyrë e sigurt për të ndihmuar në frenimin e krizës klimatike.

Kritikët e presidentit të djathtë e dënojnë atë për inkurajim të shpyllëzimit ilegal dhe shpërfillje të popujve indigjenë që kanë tokat e të parëve të tyre në Amazonë./Motilokal.com