Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe të nxehta, me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore.
Sipas parashikimit të Motilokal.com dita e premte do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 24 deri në 31 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 26 deri në 32 °C.
Edhe e diela do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 26 deri në 33 °C.

Ndërsa pas një jave me stuhi dhe reshje shiu, Kosova pritet të përfshihet nga i nxehti afrikan, ku do të kemi mot me kthjellime, me diell dhe të nxehtë me rritje të temperaturave.
Sot në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë i kthjellët dhe me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 18 deri në 25 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 27 °C.
Edhe e diela do të mbajë mot të nxehtë të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhaten nga 22 deri në 31 °C. /Motilokal.com
