Pas një jave me stuhi dhe reshje shiu, Kosova pritet të përfshihet nga i nxehti afrikan, ku do të kemi mot me kthjellime, me diell dhe të nxehtë me rritje të temperaturave.
Sot në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë i kthjellët dhe me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 18 deri në 25 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 27 °C.
Edhe e diela do të mbajë mot të nxehtë të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhaten nga 22 deri në 31 °C. /Motilokal.com
