Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe të nxehta, me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore.
Sipas parashikimit të Motilokal.com dita e premte do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 24 deri në 31 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 26 deri në 32 °C.
Edhe e diela do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 26 deri në 33 °C./Motilokal.com
