Zbulohet ylli më i shpejtë në Rrugën e Qumështit, nuk e përthith vrima e zezë

Zbulohet ylli më i shpejtë në Rrugën e Qumështit, nuk e përthith vrima e zezë

Ylli më i shpejtë në Rrugën e Qumështit udhëton me 24,000 kilometra në sekondë, e barabartë me 8% të shpejtësisë së dritës: quhet S4714 dhe së bashku me yjet e tjerë orbiton shumë pranë vrimës së zezë Shigjetari A, i cili ndodhet në qendër të galaktikës sonë.

Kjo u zbulua nga një grup astrofizikantësh nga Universiteti i Këlnit, Gjermani, falë një studimi të botuar në Revistën Astrofizike.

Yllit S4714 i duhen 12 vjet për të përmbushur trajektoren e tij përreth vrimës së zezë, orbitë që ka një formë elipsi shumë të theksuar. Kur arrin pikën më të afërt me Shigjetarin A, ajo 'prek ’atë nga një distancë prej 1.9 miliardë kilometra. Gjatë kësaj qasje, ylli rrit shpejtësinë e tij në 24,000 kilometra në sekondë, dhe pastaj ngadalësohet ndërsa lëviz larg.

Bashkë me këtë yll ekzistojnë edhe katër yje të tjerë (S4711, S4712, S4713 dhe S4715), të gjithë shumë pranë vrimës së zezë.

Ky zbulim është i rëndësishëm pasi kështu hidhet hipoteza se në qendër të galaktikës sonë mund të ekzistojnë shumë yje që orbitojnë pranë një vrime të zezë dhe që nuk përfundojnë të thithen nga ajo, por arrijnë të shtyhen nga forca e saj./Motilokal.com