Nivica, thesari i fshehur në mal [Foto]

Nivica, thesari i fshehur në mal [Foto]

Me natyrën e mrekullueshme dhe mikpritjen karakteristike, fshati 2400-vjeçar i Nivicës është një tjetër destinacion turistik për vizitorët vendas e të huaj.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar disa foto nga bukuritë dhe investimet në Nivicë.

Image may contain: mountain, sky, cloud, outdoor and nature

“Në mrekullinë e pllajës malore të Nivicës, ku kemi ndërhyrë me programin e Rilindjes Urbane e ku po marrin jetë agrobujtinat e para, ka nisur edhe investimi i parë i huaj në turizëm, “Campnivica”, projekt i një grupi investitorësh suedezë, që synon ta kthejë Nivicën në një destinacion të turizmit elitar, përmes një rezorti të cilësisë së parë 100% ekologjik”, ka theksuar Rama.

Image may contain: outdoor and nature

I ndodhur në jug të vendit, vetëm 30 kilometra larg nga qyteti i Tepelenës, vitet e fundit ka dalë në sipërfaqe fshati i bukur turistik i Nivicës, çatia e krahinës së Labërisë.

Image may contain: outdoor, nature and water

Nivica sot është fshati më i madh i krahinës së Kurveleshit, me një sipërfaqe prej 105 metra katror. Fshati Nivicë shtrihet në një lartësi prej 750 metrash mbi nivelin e detit, në trupin e Malit të Këndrevicës.

Image may contain: plant, sky, tree, outdoor and nature

Posa të mbërrini në ketë vend përrallor është vështirë të zgjedhësh çfarë të shohësh më parë. Honet mahnitës të kanionëve, tashmë sekret i zbuluar me kënaqësi nga turistët e shumtë që i kanë vizituar; ujëvarën me lartësi 220 metra e një ndër më të lartat në Europë; përrenjtë e ujit që rrjedhin nga kanionet; majën e Seferëve rrethuar me lisa e siç mendohet, tempulli i fundit pagan në rajon qe endë nderohet nga banorët vendas.

Image may contain: cloud, sky, outdoor and nature

E ndërsa mendohesh, më mirë të hysh nën hijen e Rrapit të Nivicës, në qendër të fshatit, e që qëndron aty prej 250 vjetësh.

Image may contain: sky and outdoor

Ndër shekuj, Nivica ka mirëpritur figura të shquara historike edhe ndërkombëtare dhe mendimtarë të shquar. Ndër ta, përmendim udhëtaren e njohur angleze, Edith Durham, në fillim të shekullit XX, apo Luigi Ugolino-n, arkeologun italian, emri dhe jeta e të cilit janë të lidhur ngushtë me punën arkeologjike në sitin e Butrintit./Motilokal.com

Image may contain: mountain, sky, tree, plant, outdoor and nature


Image may contain: tree, plant, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, sky, mountain and outdoor

Image may contain: sky, cloud and outdoor

Image may contain: mountain, outdoor and nature