Javët e fundit, Kosova është përballur me reshje të vazhdueshme shiu. Edhe përkundër dëmeve të shkaktuar në infrastrukturë dhe kulturat bujqësore, por si rrjedhojë e këtyre reshjeve është rritur niveli i ujit në liqenet akumuluese.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e liqeneve akumuluese Batllava dhe Badovci pas reshjeve atmosferike mbi vendin tonë.
Sipas KRU “Prishtina” ruajtja dhe mbrojtja e burimeve ujore e domosdoshme në çdo stinë, me theks të veçantë në muajt qershor/ korrik/ gusht.
Po ashtu Ujësjellësi “Prishtina” kërkon nga qytetarët shpenzim racional të ujit të pijshëm.
“Brenda tre ditëve të fundit, niveli i ujit në liqenin e Batllavës rritet për 73 centimetra, derisa niveli i ujit në liqenin e Badovcit nuk ka ndryshim që nga java e kaluar. Batllava sot është 3.77 metra nën nivelin e kapërderdhjes”, thuhet në njoftim./Motilokal.com
