Mrekullia natyrore e malit të Munellës

Mrekullia natyrore e malit të Munellës

Mali i Munellës, streha e rrëqebullit të Ballkanit, është një peizazh i përbërë nga shpate të thepisur e lugina të mbuluara me bimësi.

Sipas Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) kjo zonë, ndryshe nga lokacione të tjera në Shqipëri, natyra ende ka ngelur e egër, pavarësisht ndërhyrjes së vazhdueshme njerëzore, duke plotësuar çdo kriter për tu shpallur si Zonë e Mbrojtur.

Image may contain: sky, cloud, mountain, snow, outdoor and nature

“Ky mal ndër vite ka strehuar rrëqebullin e Ballkanit, një specie e rrezikuar në mënyrë kritike, popullata e të cilit në Shqipëri mendohet të jetë jo më tepër se dhjetë individë”, bën të ditur PPNEA.

Image may contain: sky, cloud, mountain, outdoor and nature

Ndërkohë që kjo zonë mbart një potencial të jashtëzakonshëm, më e mira e Munellës mund të shijohet nëpërmjet turizmit të qëndrueshëm, i cili plotëson nevojën e komuniteteve lokale për zhvillim, duke mbrojtur, në të njëjtën kohë, natyrën dhe biodiversitetin. Vetëm nëpërmjet agro-turizmit dhe eko-turizmit kjo zonë mund të vazhdojë të jetë shtëpi për rrëqebullin e Ballkanit.

Image may contain: night

“Prandaj, vizitojeni malin e Munellës, bëni ecje në të, shijoni produktet lokale si djathi, qumështi, gjalpi, apo frutat e pyllit. Në këtë mënyrë jeni duke nxitur një model turizmi, i cili shkon krahë për krahë me natyrën”, thotë PPNEA.

Image may contain: flower, plant, grass, outdoor and nature

PPNEA thotë se harmonia midis njeriut dhe natyrës, në vende kaq të veçanta sa mali i Munellës, është një domosdoshmëri për ruajtjen e llojeve të rrezikuar, siç është rrëqebulli i Ballkanit./Motilokal.com

Image may contain: cloud, sky, mountain, grass, plant, tree, flower, outdoor and nature

Image may contain: outdoor and nature

Image may contain: plant, tree, outdoor, nature and water

Image may contain: sky, cloud, mountain, plant, tree, grass, outdoor and nature

Image may contain: tree, sky, grass, outdoor and nature