Ekzistojnë 12 deri në 21 milionë ton pjesë të vogla plastike që lundrojnë në Oqeanin Atlantik, kanë zbuluar shkencëtarët.
Një studim, i udhëhequr nga Qendra Kombëtare e Oqeanografisë në Mbretërinë e Bashkuar, përshkoi shtresa të 200m (650ft) e sipërme të oqeanit gjatë një ekspedite kërkimore përmes mesit të Atlantikut.
Një sasi e tillë plastike - 21 milionë ton - do të ishte e mjaftueshme për të ngarkuar plotësisht pothuajse 1.000 anije kontejneri.
Gjetjet janë botuar në revistën Nature Communications.
Dr Katsia Pabortsava, nga Qendra Kombëtare e Oqeanografisë, e cila drejtoi studimin, tha se “ngarkesa e plastikës në të gjithë Atlantikun” është “shumë më e madhe” se të dhënat e mëparshme.
"Më parë, ne nuk kemi qenë në gjendje të balancojmë sasinë e plastikës që gjetëm në oqean me sasinë që menduam se kishim futur", tha ajo.
"Kjo sepse ne nuk ishim duke matur grimcat shumë më të vogla."
Në ekspeditën e tyre - nga Mbretëria e Bashkuar në Ishujt Falkland - ajo dhe kolegët e saj zbuluan deri në 7,000 grimca për metër kub ujë të detit.
Ata analizuan mostrat e tyre për tre polimeret më të përdorura, dhe më shpesh të shpërndara, - polietileni, polipropileni dhe polistireni - të gjitha këto shpesh përdoren në paketim.
Gjetjet, ekipi shpreson se do të ndihmojë përpjekjet e ardhshme për të matur dëmin ekologjik dhe mjedisor që mund të shkaktohet nga këto pjesë plastike, duke siguruar një "masë më të fortë" të akumulimit të saj në pjesë të largëta të oqeanit.
Jamie Woodward, një ekspert në ndotjen plastike, nga Universiteti i Mançesterit, tha për BBC News se gjetjet konfirmojnë studimet e mëparshme që ngarkesa mikroplastike në oqeanet është "shumë më e lartë se sa kishim vlerësuar".
"Shkalla gjeografike e studimit është mbresëlënëse", tha ai.
Kjo është e rëndësishme sepse mikroplastikat kanë vërshuar në oqeane për shumë dekada.
"Tani duhet të kuptojmë ndikimet ekologjike të kësaj ndotjeje në të gjitha pjesët e oqeanit, pasi ato kanë qenë në oqeanet në të gjitha thellësitë për një kohë të gjatë".
Mes pandemisë së koronavirusit, disa grupe mjedisore kanë raportuar se maskë mbrojtëse për fytyrë tani është një nga artikujt më të zakonshëm të mbeturinave plastike./Motilokal.com
