Vushtrri, i mbushet oborri me ujë nga stuhia dhe reshjet e shiut, ndihmohet me litar për të dal nga shtëpia

Vushtrri, i mbushet oborri me ujë nga stuhia dhe reshjet e shiut, ndihmohet me litar për të dal nga shtëpia

Stuhia e këtyre dy netëve në fshatrat e Vushtrrisë ka shkaktuar dëme tepër të mëdha në shtëpi, kultura bujqësore dhe në infrastrukturë.

Ekipet emergjente të Komunës dhe Zjarrfikësit janë në terren duke i dalë në ndihmë banorëve.

Po ashtu ekipet e FSK janë autorizuar nga Kryeministri Hoti dhe Ministri Quni të jenë në gjendje gatishmërie për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të prekur.

Është aktiv komisioni komunal për vlerësim të dëmeve.

“Kryetari Xhafer Tahiri sonte ka biseduar me telefon me Kryeministrin Avdullah Hoti, pas gjendjes se krijuar me vërshime në Dumnicë, Stanoc të Epërm e fshatra tjera të Vushtrrisë ku ka kërkuar ndihmën e Qeverisë për kompensim të dëmeve”, thuhet në njoftimin e komunës.

“Do të ndajmë mjete nga buxheti Komunal dhe nga Qeveria për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të prekur”, është shprehur Tahiri./Motilokal.com

Për pamje klikoni në link: 

https://www.facebook.com/KomunaVushtrri/videos/3282328981805845/