Një hartë e re e publikuar së fundmi tregon se si do të dukej Planeti i Kuq nëse do të ishte 71 për qind ujë, në të njëjtën përqindje sa Toka.
Aaditya Raj Bhattarai, një student i inxhinierisë në Universitetin Tribhuwan të Nepalit, zhvilloi një hartë që tregon se si do të dukej planeti i mbuluar më ujë. Në gjysmën e majtë të hartës mund të shihni një zonë malore rreth Olympus Mons. Gjysma tjetër është e sheshtë.
Rezultatet janë spektakolare. Dy masa të ndryshme tokësore formohen pasi uji të bie. E para është një kontinent perëndimor me Olympus Mons, i cili mat si vullkanin më të madh në sistemin diellor.
E dyta, në lindje, tregon një seri fushash të rrafshëta që përfshin masa tokësore si Terra Sabaea.
Bhattarai nuk është personi i parë që interesohet për ujin në Mars. Drejtori i Përgjithshëm i SpaceX, Elon Musk ka folur më parë për ëndrrën e tij për planetin. Në fakt, SpaceX përfshin imazhe se si mund të duket planeti. Imazhet duken shumë të ngjashme me atë të Bhattarai.
Musk ka folur më parë për dëshirën e tij për të ndërtuar një qytet në planetin deri në vitin 2050.
“Unë jam një tifoz i madh i Elon Musk dhe SpaceX dhe planit të tyre për të sjellë njerëzit në Mars. Dhe shpresoj se mund të ndihmoj me këtë”, i tha ai Inverse.
Përderisa shkencëtarët garojnë për të çuar njerëzimin në Mars, harta e Bhattarai është një paraqitje interesante e një të ardhme që duket më afër se kurrë./Motilokal.com
