Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ka goditur Filipinet, ku për pasojë një person ka humbur jetën.
Mësohet se lëkundjet u ndjenë rreth pesë kilometra nga Cataingan, në një thellësi prej rreth 21 kilometrash duke shkaktuar dëme materiale në banesa dhe rrugë.
Revalo tha për rrjetin ABS-CBN se një shtëpi trekatëshe u shemb në Cataingan ndërsa toka ka pësuar plasaritje dhe bllokoi në shtëpi një policë të pensionuar së bashku me familjen.
“Njerëzit duhet të shmangin kthimin menjëherë në strukturat e dëmtuara,” tha ai.
Renato Solidum, i cili drejton institutin qeveritar, tha se nuk kishte asnjë kërcënim për tsunami nga tërmeti, i cili u ndje edhe në disa provinca në të gjithë rajonin qendror të Visayas.
Filipinet shtrihen në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një hark i shkarjeve përreth Oqeanit Paqësor, ku ndodhin shumica e tërmeteve të botës./Motilokal.com
