Gjiganti jugkorean i veturave Hyundai ka paralajmëruar nxjerrjen në treg të tri modeleve elektrike.
Modeli i parë do të mbajë emrin Ioniq 5 dhe bëhet fjalë për një crossover bazuar në konceptin e Hyundai 45, i cili debutoi vitin e shkuar në panairin e veturave në Frankfurt.
Sipas njoftimit të Hyundai modeli i dytë është sedani Ioniq 6, bazuar në konceptin Profeci në fillim të këtij viti, dhe versioni i prodhimit do të debutojë vetëm në vitin 2022.
Ndërsa modeli i tretë elektrik i Hyundait do të jetë Ioniq 7, një SUV dhe do të debutojë në vitin 2024.
Modelet e reja do të shfrytëzojnë platformën e re të njohur si Electric Global Modular Platform (E-GMP), e cila do të lejojë mbushje më të shpejtë të baterive dhe shpejtësi më të madhe.
Qëllimi i kompanisë është që të bëhet prodhuesi i tretë më i madh i automjeteve “miqësore me mjedisin” deri në vitin 2025. /Motilokal.com
