Notarja australiane Chloe McCardel ka përshkruar me not kanalin anglez për herë të 35 duke thyer rekordin e meshkujve të vendosur në 2006-ën nga Kevin Murphy me 34 herë.
35-vjeçare e përshkoi distancën prej 35 kilometra nga Dover në Francën veriore për 10 orë e 40 minuta e për më tepër kjo ishte hera e katër për të në 16 ditë që kalon kanalin anglez.
Për të realizuar këtë arritje, qeveria australiane arriti të sigurojë një leje të veçantë për McCardel për të udhëtuar drejt Britanisë për shkak të pandemisë Covid-19.
"Unë do të doja të kisha një festë të vogël këtë mbrëmje në Angli. Unë jam jashtëzakonisht me fat që jam e rrethuar me aq shumë dashuri dhe mbështetje, nga mikpritja angleze deri tek kapitenët dhe ekuipazhi im i mbështetës dhe jam e entuziazmuar që festoj këtë arritje së bashku me ta", tha McCardel.
Në vitin 2016, McCardel u bë e para notare Australiane që e kaloi Kanalin Anglez me not me 20 herë dhe tani vjen ky rezultat tjerë fantastik.
McCardel mban rekorde të shumta për not duke përfshirë notin më të gjatë në oqean në vitin 2014, kur ajo përshkroi 124.4 kilometra për 41.5 orë në ujërat përreth Bahamas.
Pas këtij suksesi, McCardel në momentin e kthimit në Australi do t’i kërkohet të hyjë në karantinë dhe të paguajë për akomodimin e saj në hotel gjatë kësaj faze./Motilokal.com
