Një temperaturë prej 54.4 °C ose 129.9 °F është regjistruar në Luginën e Vdekjes (Death Valley), Kaliforni, në atë që disa vëzhgues të motit ekstrem besojnë se mund të jetë temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në planet, që prej 1913-ës.
Shërbimi Kombëtar i Motit i Shteteve të Bashkuara, në Furnace Creek afër kufirit me Nevadën, shënoi temperaturën ekstreme në orën 3.41 minuta të së dielës pasdite. Kjo temperaturë e lartë konsiderohet ende paraprake dhe nuk është ende zyrtare-thuhej në një deklaratë.
"Kjo temperaturë e lartë e vëzhguar konsiderohet paraprake dhe akoma jo zyrtare", thuhet në një deklaratë të NWS Las Vegas.
"Nëse verifikohet, kjo do të jetë temperatura më e lartë zyrtarisht që nga korriku i vitit 1913, po në Luginën e Vdekjes".
Në rast se ndodh e gjitha kjo, temperatura në fjalë do të thyejë rekordin e mëparshëm për gushtin në Shtetet e Bashkuara.
Rekordi i të gjitha kohërave i Luginës së Vdekjes sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, është 56.7 °C dhe është regjistruar më 10 korrik 1913.
Rekordi i 1913-së i regjistruar në Luginën e Vdekjes është përcaktuar si më i nxehti në planet, pasi Organizata Botërore Meteorologjike hodhi poshtë një temperaturë prej 58 gradësh që supozohet se ishte regjistruar në Libi në shtator të viti 1922.
Një komision doli në përfundimin se regjistrimi në Libi ishte jo i saktë për shkak të llojit të termometrit që ishte përdorur dhe mos përputhjes me temperaturat e tjera në rajon.
Por Christopher Burt, nga shërbimi meteorologjik privat amerikan dhe i cili nxiti hetimin për rekordin e Libisë, gjithashtu ka sfiduar legjitimitetin e leximeve të Luginës së Vdekjes të vitit 1913 duke thënë se ato "në thelb nuk ishin të mundshme nga një perspektivë meteorologjike".
Duke folur për Washington Post, Prof Randy Cerveny, nga Universiteti Shtetëror i Arizonës i cili udhëheq një grup Organizatës Botërore të Meteorologjisë që mban një arkiv të ekstremeve të klimës, tha për leximin e ri të temperaturës së Luginës së Vdekjes: "Gjithçka që kam parë deri më tani tregon se është i ligjshme vrojtim."
Ai ishte duke rekomanduar OBM "të pranojë paraprakisht vëzhgimin", por që leximi të ekzaminohet në detaje gjatë javëve të ardhshme.
Rekordi tjetër i temperaturës më të lartë i verifikuar nga Organizata Botërore e Meteorologjisë është regjistruar në korrik të viti 1931 në Kebili të Tunizisë 55 °C.
Por, si shumë lexime të temperaturave të vjetra, edhe kjo është sfiduar.
Disa vëzhgues të motit ekstrem besojnë se leximi më i fundit i Luginës së Vdekjes me kohë mund të verifikohet si më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në planet./Motilokal.com
