Edhe kjo javë në vendin tonë parashikohet të dominohet nga moti i nxehtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare gjatë pasditeve në relievet kodrinore-malore ku pritet të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave apo stuhive.
Dita e hënë në do të mbajë mot i nxehtë, pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasdite do të jetë pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhatën nga 14 deri në 31 °C.
E marta do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët gjatë paradites, kurse pasdite me mot pjesërisht me re dhe vende-vende me reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 31 °C.
Dita e mërkurë do të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 24 deri në 28 °C.

Në Kosovë fillimi i javës do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellë dhe më diell. Ndërsa gjatë orëve të pasdites, priten zhvillime të rrebesheve të shiut të shoqëruar me bubullimë.
Dita e hënë do të mbajë mot i ngrohtë i kthjellët gjatë orëve të para të ditës, ndërsa pasdite me reshje shiu dhe mundësi për bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 26 °C.
Paraditja e së martës do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell, kurse pasditja me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 17 deri në 27 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 20 deri në 22 °C./Motilokal.com
